Aktualitet

“Nga pista e Formula 1, te Korridori Blu”, Rama flet për mandatin e katërt: Në Bruksel, bashkë me opozitën, për të…

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi Zgjedhor i PS-së, ka treguar ambicien e radhës për mandatin e kartert, që është hyrja e Shqipërisë në BE.

Ai tha se bashkë me palën tjetër, opozitën, do të duhet të jenë në Bruksel për të vulosur fatin e përpjekjes shqiptare.

“Programe kanë të gjithë, të tjetër i kanë më të bukur se ne. Ata mund të premtojnë qiellin dhe tokën. Fuqizimi i mëtejshëm i PS në këtë fazë vendimtare për vendin tonë dhe për cilësinë e veçantë që duhet të ketë ligjbërja në mandatin e katërt do të jemi çdo ditë ballë përballë me palën tjetër në Bruksel për të arritur të vulosim fundin e përpjekjes shqiptare për ta parë diellin të lindë andej nga perëndon. Siç bëm në vitin 2013 kur nisëm pas një goditje sado të diskutueshme që na bëri mirë, se ndryshimi ynë nga të tjerët është se dhe kur nuk goditemi nga të tjerët, godasim njëri-tjetrin që të ndihemi në lëvizje. Në 2013-ën ngritëm makinerinë elektorale që nuk ka njohur asnjë humbje. Dua që në betejën e 10 të radhës, PS të marrë notën 10 me rezultatin. Dua të jetë jo një fitore e PS jo aritmikisht. Ne ata i kemi në letër përballë, por në realitet ku janë? (Shigjeton opozitën). Nuk është ky thelbi, por një fitore politikisht të madhe në raport me vetveten. Dua që fitorja e ardhshme të jetë ku shqiptarët të shikojnë ambicien dhe fuqinë e madhe që duhet të mobilizojmë për të ngjitur vendin”, tha ai.

Rama renditi edhe projektet për mandatin e katërt gjatë fjalës në Kongresin e PS.

Rama: Korridori blu, Shqipëria këtë mandat do ndërtohet formula 1 në Elbasan vitin e ardhshëm aeroportin e Vlorës, do jua sjellim vlonajtët turistët me avion, që turistëve t’ua çojnë çmimet e taksive më të larta se biletat, ne shkojmë përpara vlonjatët shkojnë edhe më përpara prandaj thonë ku vajtët, do të hapim deri në fund të mandatit aeroportin , kantieri hapet këtë mandat, do e çojmë në 20 mln numrin e turistëve, Shqipëria eksportuse neto e energjisë duke i dhënë sigurinë e plotë energjetike si një vend që s’ka nevojë të shtrijë dorën për energji.

#Nga #pista #Formula #Korridori #Blu #Rama #flet #për #mandatin #katërt #Në #Bruksel #bashkë #opozitën #për #të..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button