Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, kapet në pikën kufitare të Bllacës shqiptari

Një 28-vjecar shqiptar, i kërkuar nga Interpoli, është ndaluar dje në pikën kufitare “Dolno Bllacë” nga policia e Maqedonisë së Veriut.

“Dje pasdite në orën 14.20, punonjësit e policisë kanë ndaluar A. L 28 vjec i ardhur nga Shqipëria në portën kufitare të Dolno Bllacës, pasi në këqyrje është konstatuar se me kërkesë të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare ishte në kërkim me urdhër kërkimi ndërkombëtar. Bashkëpunim – Interpol”, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai i është dorëzuar punonjësve të Komisariatit të Policisë Kisella Vodë për procedura të mëtejshme dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori.

#Në #kërkim #ndërkombëtar #nga #Interpoli #kapet #në #pikën #kufitare #të #Bllacës #shqiptari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button