Zyrtare/ E prezantojnë me shqiponjë dhe me flamurin kuqezi në dorë, Keidi Bare firmos me klubin spanjoll –

Ashtu siç pritej, Keidi Bare është lojtari më i ri i Real Zaragozës. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme transferimin e lojtarit shqiptar përmes kanaleve të veta zyrtare. Klubi Real Zaragoza ka shpërndarë një video në “Twitter”, ku shihet një shqiponjë që ulet në krahun e Bares dhe ky i fundit që i drejtohet tifozëve me fjalët: “Tashmë jam këtu”.
Gjithashtu, klubi ka shpërndarë një foto të lojtarit fierak me flamurin e Shqipërisë në dorë. Kedi Bare ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Real Zaragozën dhe synon ngjitjen në La Liga në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? ????? ???? es ??????????? ?? pic.twitter.com/4Y3LMkgz98
— Real Zaragoza ? (@RealZaragoza) July 26, 2024
#Zyrtare #prezantojnë #shqiponjë #dhe #flamurin #kuqezi #në #dorë #Keidi #Bare #firmos #klubin #spanjoll
SportExpress