Aktualitet
Kontributet shoqërore Të ardhurat shkojnë 66.2 miliardë lekë

Zbatimi i politikave të qeverisë, me fokus rritjen e pagave ka dhënë efekte në rritjen e të ardhurave kontributive, të cilat kanë vijuar trendin rritës edhe në 6-mujorin e parë të vitit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se të ardhurat për periudhën janar – qershor 2024 arritën në rreth 66.2 miliardë lekë.
Sipas Gonxhes të ardhurat për periudhën janar – qershor 2024 u rritën me 22.6% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ATSH
#Kontributet #shoqërore #Të #ardhurat #shkojnë #miliardë #lekë
Java News