Aktualitet
Arrestohet një person në Pejë, në gjendje të dehur sulmoi një polic

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar një polic.
Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Mbreti Pirro”, rreth orës 01:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti në gjendje të dehur kishte penguar dhe sulmuar zyrtarin policor derisa po merrej me rastin “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
#Arrestohet #një #person #në #Pejë #në #gjendje #të #dehur #sulmoi #një #polic
gazetablic.com