Aktualitet

Bardhi-Nikollës: KLSH duhet të raportojë nesër në Kuvend; Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente

Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar që të futet në rend dite raportimi i kreut të Lartë të Shtetit. Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi tha se Kuvendi të thërrasë sot Komisionin e Ekonomisë që nesër të futet në nesër në rend dite raportimi i KLSH.

“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH.

Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë.

Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, tha Bardhi.

Në të njëjtën linjë, ishte edhe nënkryetarja e Ekonomisë, Sorina Koti.

‘KLSH i ka dhënë përgjigjet. S’ka ngelur asnjë përgjigje e pa dhënë.’- tha Koti.

Përgjigja erdhi nga deputeti Eduart Shalsi, ku nuk munguan edhe akuzat dhe kundër akuzat.

“Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj”, tha Shalsi.

/a.r

#BardhiNikollës #KLSH #duhet #të #raportojë #nesër #në #Kuvend #Shalsi #Të #paaftë #për #ballafaquar #argumente
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button