Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho nga kontrata e re
Tjetër kontratë me kohëzgjatje 17 muaj, me objektivin që është kualifikimi i parë i Shqipërisë në finalet e Kupës së Botës.
Rinovimi i trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij, i përbërë nga Dorival dhe Zabaleta u shoqërua edhe me rritje të pagës. Nëse kontrata e mëparshme kishte vlerë 1,1 milionë euro, nga ku 750 mijë euro i përfitonte trajneri dhe pjesa tjetër ndahej për asistentët, tani shifra është më e lart.
Vlera e përgjithshme e kontratës së re është rreth 1,5 milionë euro. Nga kjo shifër, 1 milionë euro do ti përfitojë trajneri Sylvinho dhe 500 mijë euro do të ndahen mes Dorival dhe Zabaletës.
Ashtu si në kontratën e mëparshme, stafi do të përfitojë bonus të konsiderueshëm nëse arrihet objektivi i kualifikimit në Botërorin 2026.
/a.r
#Zbulohet #paga #të #përfitojë #Sylvinho #nga #kontrata
Java News