Aktualitet
Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, të mërkurën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjare ka shtënë me dy armë zjarri për të cilat posedon leje përkatëse”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
#Arrestohet #një #person #në #Suharekë #gjuajti #armë #në #aheng
gazetablic.com