Tetëvjeçari vdes pasi bie nga kati i dytë i banesës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bathores mbrëmjen e djeshme (23 korrik), ku një i mitur aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 22:30, ndërsa i mituri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia, shkruan Ora News.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
#Tetëvjeçari #vdes #pasi #bie #nga #kati #dytë #banesës #në #Tiranë
gazetablic.com