Aktualitet

Prezantohet strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, ministrja Pirdeni rendit tre objektivat kryesore

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit. Kjo strategji ka synim tre qëllime kryesore. Parandalimi i korrupsionit është qëllimi i parë i cili ka për objektiv forcimin e kornizës ligjore dhe kapaciteteve institucionale, forcimin e transparencës e deri në promovimin e integritetit të sektorit privat.

Qëllimi i dytë është ndëshkimi i korrupsionit dhe ka për objektiv forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese, si dhe atyre profesionale për hetim penal efektiv. Ndërsa qëllimi i tretë është ndërgjegjësimi dhe edukimi kundër korrupsionit, ku për objektiv ka rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për pasojat negative të korrupsionit si dhe edukimin e të rinjve mbi etikën.

Por sa është kostoja për të zbatuar gjithë objektivat e Strategjisë Kundër Korrupsionit? Sipas dokumentit, qëllimi i parë i cili përkon me parandalimin e korrupsionit do të kushtojë rreth 910 milionë lekë për t’u zbatuar. Qëllimi i dytë i cili ka fokus ndëshkimin e korrupsionit arrin në vlerën e rreth 282 milionë lekëve dhe qëllimi i tretë i cili ka fokus ndërgjegjësimin si dhe edukimin kundër korrupsionit ka një vlerë rreth 42 milionë lekë.

#Prezantohet #strategjinë #Ndërsektoriale #Kundër #Korrupsionit #ministrja #Pirdeni #rendit #tre #objektivat #kryesore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button