Aktualitet

Theu arrestin shtëpiak dhe u kap me kanabis, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike kanabis. Gjatë arrestimit rezultoi se i riu ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën e kishte thyer.

“Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi S. I., 24 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

24-vjeçarit i ishte caktuar masa “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Elbasanit.

/a.r

#Theu #arrestin #shtëpiak #dhe #kap #kanabis #arrestohet #24vjeçari #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button