Aktualitet
Një person i vrarë pas sulmit me dronë në portin rus

Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore po raportohet se ka lënë të vrarë së paku një person dhe të plagosur disa të tjerë.
Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venyamin Kondratyev, tha se dronët e Ukrainës sulmuan një traget pasagjerësh në portin Kavkaz, afër Ngushticës së Kërçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.
“Fatkeqësisht, një person u vra. Viktima ka edhe në mesin e anëtarëve të ekuipazhit dhe punonjësve të portit”, shkroi Kondratyev.
Në Ukrainë nuk i komentuan këto pretendime dhe verifikimi i tyre në mënyrë të pavarur ishte i pamundur.
#Një #person #vrarë #pas #sulmit #dronë #në #portin #rus
gazetablic.com