Shpërthimi që trazoi pushuesit, krejt çka ndodhi dje në Ujman, Policia gjen tri radiolidhje

Një shpërthim i fuqishëm në afërsi të Liqenit të Ujmanit prishi qetësinë e pushuesve që po laheshin në të.
Aty u hodh një granatë dore rreth orës 14:30 derisa u dëmtuan të paktën dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me targa amerikane.
Nga mjeti shpërthyes që u hodh nga persona ende të paidentifikuar, megjithatë nuk pati të lënduar.
“Dy vetura pësuan dëme nga një mjet shpërthyes i hedhur pasditen e së dielës këtu në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Zyrtarët policor kanë thënë se nuk ka asnjë të lënduar në këtë rast”, thanë nga Policia.
Lidhur me rastin, policia ka identifikuar një person dhe ka gjetur 3 radiolidhje në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin e shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka hasur dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, deklaroi Elshani për Gazeta Blic.
Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me rastin.
#Shpërthimi #që #trazoi #pushuesit #krejt #çka #ndodhi #dje #në #Ujman #Policia #gjen #tri #radiolidhje
gazetablic.com