Aktualitet
Zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj, gjobiten me nga 1000 euro shoferët

Janë gjobitur dy shoferë të moshës 20-vjeçare në Ferizaj, njëri nga ta banues i Francës, pasi me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
#Zhvilluan #gara #të #shpejtësisë #në #Ferizaj #gjobiten #nga #euro #shoferët
gazetablic.com