Aktualitet
Pse digjen makinat në Shqipëri? Shkrumbohet automjeti në aksin Thumanë-Rinas, shpëton mrekullisht shoferi

Në autostradën “Thumanë-Rinas” një autoveturë tip ‘Golf’ ka marrë flakë në ecje. Si pasojë, drejtuesi i saj ka dalë menjëherë nga automjeti.
Ndonëse në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Kamzës, autovetura është shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, shkaqet janë ende të paqarta, por paraprakisht mendohet ndonjë shkëndijë në sistemin elektrik.
#Pse #digjen #makinat #në #Shqipëri #Shkrumbohet #automjeti #në #aksin #ThumanëRinas #shpëton #mrekullisht #shoferi
Java News