Aktualitet

Kërkesë e lartë për kredi nga bizneset e mëdha/ Vrojtimi i BSH: Bankat miratuan më tepër hua në tremujorin e dytë të këtij viti

Bizneset kanë kërkuar më tepër kredi në tremujorin e dytë të këtij viti. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rritje e kërkesës për kredi veçanërisht nga bizneset e mëdha dhe kryesisht në huatë për mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet.

Po çfarë ka ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi?

Kjo rritje e kërkesës u mbështet nga nevojat më të larta në financimin e inventarëve të kapitalit qarkullues dhe të investimeve. Gjithashtu, besimi i biznesit, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe perceptimi mbi situatën makroekonomike në vend, mbështetën zgjerimin e kërkesës për hua.

Rritjes së kërkesës për kredi i është përgjigjur një shkallë më e lartë e miratimit të tyre. Shkalla më e ulët e refuzimeve për hua të bizneseve në periudhën prill-qershor u mbështet nga perceptimi më i ulët i rrezikut mbi sektorin ku operojnë bizneset.

Nga ana tjetër, standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tre muajt e dytë të vitit 2024, sidomos në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet. Standardet u lehtësuan disi për bizneset e vogla dhe të mesme, por jo për biznesin e madh. Kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci ndikuan në këtë lehtësim, ndërsa në shtrëngimin e standardeve ndikuan faktorët lidhur me perceptimin e rrezikut, të tillë si rreziku mbi aftësinë paguese të kredimarrësit apo mbi kolateralin e kërkuar.

Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në mbulimin e nevojave për likuiditet. Edhe në terma të madhësisë së biznesit, kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë, si nga bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe nga bizneset e mëdha. Ndërkohë që standardet e kreditimit parashikohet të mbeten të pandryshuara./ Scan

#Kërkesë #lartë #për #kredi #nga #bizneset #mëdha #Vrojtimi #BSH #Bankat #miratuan #më #tepër #hua #në #tremujorin #dytë #të #këtij #viti
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button