Aktualitet

Tabaku e ashpër me Autoritetin e Konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët

Deputetja demokrate njëkohësisht dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, iu drejtua shqiptarëve duke i pyetur se kush është arsye që paguajnë më shumë për celularët, ushqimet dhe siguracionet? Sipas saj e gjithë kjo vjen sepse qeveria nuk bën detyrën e saj dhe se Autoriteti i Konkurencës ka rreshtur së kryeri punën.

Mesazhi i plotë i deputetes Tabaku:

Detyra e çdo institucioni të pavarur, duke përfshirë dhe Autoritetin e Konkurrencës, është mbrojtja e konsumatorit. Së pari, duke ofruar çmimet më të ulta në treg dhe duke siguruar konkurrencë që kjo të ndodh. Së dyti, duke u kujdesur që ne kemi produkte me cilësi. Por si realizohet kjo?

Duke pasur tregje me konkurencë, duke lejuar që në tregjet kryesore të mos ketë 2 ose 3 kompani siç ndodh, duke ndaluar marrëveshjet për çmimet. A po realizohet kjo? A po e kryen Autoriteti i Konkurrencës funksionin e tij? Sot nga produktet e shportës që na vijnë ne tryezë e deri tek shërbimet tjera që lidhin me sigurimet, telefoninë celulare, me karburantet ne kemi çmime më të larta.

Sepse Autoriteti i Konkurrencës dhe konkurrenca në tregje nuk është e siguruar, sepse kompanitë bëjnë marrëveshje dhe nuk është askush aty për të mbrojtur konsumatorin. Situata në tregjet e kapura dhe në sektorët më të rëndësishëm është kthyer sot në kosto, jo vetëm për tryezat e shqiptarëve, por njëkohësisht dhe për çmimet në sektorët më të rëndësishëm.

Po nëse Autoriteti i Konkurrencës dhe çdo institucion tjetër i pavarur nuk janë atje për të mbrojtur interesin e konsumatorit, për çfarë ekzistojnë ato? Sot konsumatorët shqiptarë janë duke paguar çmime më të larta, po rripen në supermarkete, në sigurime, në telefoninë celulare dhe nuk po e marrin shërbimin. Kjo është sfida që i bëra atij institucioni dhe mbeti pa përgjigjje!

#Tabaku #ashpër #Autoritetin #Konkurrencës #Shqiptarët #paguajnë #më #shtrenjtë #për #produkte #dhe #shërbime #të #cilësisë #së #dobët
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button