Shqiptarja e Open AI: Aplikacioni ChatGPT ofrohet shqip tashmë për ata që përdorin iPhone

Shefja shqiptare e teknologjisë e OpenAI, kompania që zhvillon ChatGPT, Mira Murati ka bërë një njoftim të rëndësishëm; duke nisur që tani shërbimi për përdoruesit e smartphonëve Apple (programi iOS), do të kenë opsionin për ta përdorur në gjuhën shqipe aplikacionin.
Përmes një postimi në median sociale Twitter, Murati shkroi se aplikacioni i ChatGPT, është i përshtatur tashmë në iOS në gjuhën shqipe, por edhe në një sërë gjuhësh të tjera, psh. gjermanisht, kroatisht, anglisht, etj.
Por mesa duket, shqipja është e “përzgjedhur” posaçërisht nga Murati, e cila ka prejardhje shqiptare.
Shqiptarja Mira Murati, me origjinë nga Vlora është krijuesja e aplikacionit më të famshëm dhe sigurisht më të diskutueshëm të AI.
Murati në intervistat e saj nuk flet shumë dhe e vërteta është se ajo nuk pyetet shpesh për fëmijërinë e saj, por ka pranuar gjithmonë origjinën e saj.
Që në moshën 16-vjeçare, kur familja e saj emigroi nga Shqipëria në Kanada, Murati filloi të lulëzonte në atë që është sot, pra më interesante, e kërkuar, por kryesisht e panjohur.