Aktualitet
Rritja e pagave/ Berisha: Duhet të niset me minimumin jetik! Me këto llogaritje po shkojmë në totalitarizëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është kundër votimit të projektligjit për rritjen e pagave në institucionet shtetërore.
Berisha konsideron domosdoshmëri vendosjen e minimumit jetik.
“Kam insistuar me vendosjen e minimumit jetik, që përllogaritet 200 ero. Është e domosdoshme”.
Rritja e pagave, thotë deputeti demokrat, duhet të bëhet nga poshtë lart dhe jo anasjelltas.
“Nëse themi që paga mesatare do të dyfishohet, hajde bëjmë minimumin jetik njëherë. Pastaj rritja e rrogave të bëhet nga poshtë – lart dhe jo nga lart – poshtë. Paga maksimale e një vendi nuk është më shumë se 4-5 herë më e lartë se paga mesatare. Këtu po shkon 10 herë në këtë mënyrë”.