Aktualitet

Zbardhja e vendimit të Apelit për vulën i “hapi rrugën”, Basha nuk heq dorë nga rekursi në GJL: Nuk e pranojmë padrejtësinë!

Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit për 11 Qershorin, i cili riktheu logon dhe vulën e Partisë Demokratike te Sali Berisha.

Duke e cilësuar vendimin si “skandaloz”, Basha u shpreh se zbardhja e tij i hap rrugë rekursit të menjëhershëm nga ana e tij në Gjykatën e Lartë.

Ai theksoi se “nuk do të pranojë padrejtësinë” dhe se Shqipëria meriton më shumë”.

“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hap rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkroi Basha në Facebook.

#Zbardhja #vendimit #të #Apelit #për #vulën #hapi #rrugën #Basha #nuk #heq #dorë #nga #rekursi #në #GJL #Nuk #pranojmë #padrejtësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button