Aktualitet
Ministri Balla ftesë të rinjve: Kemi ende 100 kuota të lira në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit

“Unë u bën thirrje dhe i ftoj maturantët që janë ende në dilemën për zgjedhur rrugën e karrierës së tyre, që të konsiderojnë edhe ofertën e Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë. Këtë vit kemi 100 kuota në nivelin “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Ata që do të përfundojnë këtë cikël 3-vjeçar, janë përfitues të drejtpërdrejtë të gradës “Nënkomisar”, tha ministri Balla.
Gjatë fjalës në Kuvend, ai nënvizoi se në bazën ligjore në fuqi, ka patur një mangësi me heqjen e mundësisë së studimit në Akademi, në sistemin “Bachelor”. ATSH
#Ministri #Balla #ftesë #të #rinjve #Kemi #ende #kuota #të #lira #në #Fakultetin #Sigurisë #dhe #Hetimit
Java News