Me mendjen ende te Europiani i Shqipërisë, Arbër Hoxha e ka pak të vështirë të ambientohet me Dinamon Zagrebin –

Mes një morie të madhe emocionesh që morëm në Europianin e Gjermanisë, për tifozët është jo pak e vështirë që të ndjekin ndeshjet e klubeve pas asaj që kaluam me Kombëtaren. Por jo vetëm për tifozët, edhe për vetë lojtarët. Arbër Hoxha është një prej atyre që është ende me mendjen te Europiani dhe e ka pasur pak të vështirë që të futet sërish në ritmin e stërvitjeve te Dinamo Zagreb, në seancat përgatitore që po bëhen para sezonit të ri.
“Më duhet ta pranoj që është pak e vështirë për mua, jam kthyer nga kombëtarja nga Euro, kam pasur vetëm nëntë ditë pushim. Ishte shumë kërkuese, ndeshje të vështira, shumë emocione dhe ishte pak e vështirë për mua që të nisja përgatitjet me Dinamon. Por e gjitha kjo është shumë normale, duhet të punosh, të stërvitesh, këto janë përgatitjet. Për mua Europiani ishte një përvojë shumë e madhe, cdo ndeshje një histori më vete, sidomos ajo ndeshje me Kroacinë. Ne luajtëm mirë në përgjithësi, përvec ndeshjes me Italinë, treguam se jemi një ekip i mirë. Shënuam golin e parë me Kroacinë, pastaj pësuam dy, por treguam se nuk dorëzohemi dhe barazuam prapë”, tha Arbër Hoxha. /Sport Ekspres/
#mendjen #ende #Europiani #Shqipërisë #Arbër #Hoxha #pak #të #vështirë #të #ambientohet #Dinamon #Zagrebin
SportExpress