Aktualitet

Microsoft shpjegon se pse ndodhi ndërprerja e internetit në mbarë botën

Microsoft ka dalë me një njoftim ku thotë se kompania po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën, duke shtuar se ndërprerja e shërbimit filloi pas mesnate.

Sky News. raporton se kompania thotë se po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.

Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Ëindoës të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.

“Faleminderit që kontaktuat me mbështetjen e Crowdstrike. Crowdstrike është në dijeni të raporteve të problemeve në Windows… lidhur me sensorin Falcon”.

Prej disa orësh, shumë vende të botës ndodhen në kolaps pasi ndërprerja e internetit ka bërë që shumë shërbime të bllokohen dhe të mos funksionojnë.

#Microsoft #shpjegon #pse #ndodhi #ndërprerja #internetit #në #mbarë #botën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button