Sport
VIDEO/ Tirana i thotë “lamtumirë” Europës që në turin e parë, një gol në sekondat e para i eliminon nga Conference League –

Rrugëtimi i Tiranës në Europë është ndërprerë sot. Bardheblutë i thonë “lamtumirë” Conference League-s pas humbjes minimale 0-1 nga Torpedo Kutaisi. Kryeqytetasit barazuan 1-1 me një lojë bindëse në Gjeogji dhe në “Elbasan Arena” pritej të niste festa për kalimin në turin e dytë. Por e kundërta ndodhi.
Vetëm 120 sekonda lojë dhe Torpedo Kutaisi ndëshkoi Tiranën. Ishte Johnsen-i ai që e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha fitoren Torpedo Kutaisit. Kaq mjaftoi për gjeoergjianët që të prisnin biletën për në turin e dytë kualifikues të Conference League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#VIDEO #Tirana #thotë #lamtumirë #Europës #që #në #turin #parë #një #gol #në #sekondat #para #eliminon #nga #Conference #League
SportExpress