Sport

Debutoi 16-vjeç në Serinë B, talenti i Shqipërisë firmos me kompaninë e menaxhimit të Pep Guardiolës –

Në mesin e shumë talenteve shpërthyese që po i dalin Shqipërisë në Itali, është edhe Braian Gjyla. Në moshën 16-vjeçare ky futbollist bëri debutimin e tij me ekipin e Feralpisalo kundër Parmës. Tani në moshën 17-vjeçare, talenti shqiptar është marrë nga Sasuolo në huazim me të drejtë blerje, për 1 milionë euro. Pozicioni natyral i Braianit është ai i sulmuesit të krahut, por luan edhe si sulmues i dytë. Ai është pjesë e grupmoshave të Shqipërisë dhe premton shumë për të ardhmen.

Së fundmi, Gjyla ka firmosur për kompaninë e menaxhimit SEG që zotëron shumë lojtarë të njohur, por edhe trajner të kalibrit Pep Guardiola, Ten Hag. I përfaqësuar nga agjenti i tij shqiptar Dorian Shkira, edhe ky hap i kalimit në SEG tregon se Gjylën e pret një e ardhme premtuese përpara, nëse do të mbajë përkushtimin dhe punën e palodhur. Mbajeni mend si emër, do të dëgjohet shumë për të në të ardhmen… /Sport Ekspres/

#Debutoi #16vjeç #në #Serinë #talenti #Shqipërisë #firmos #kompaninë #menaxhimit #të #Pep #Guardiolës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button