Spahiu: Kadareja më tha se: ‘Ta deklarosh kombin tënd vetëm me dy milionë banorë është antishqiptare’

Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje direkte për Top Story, në një diskutim për censusin në Shqipëri, tregoi një nga bisedat e tij me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 korrik.
Duke folur në shtëpinë e Kadaresë në Qerret, Spahiu citon Kadarenë, i cili sipas tij ka thënë se ‘të deklarosh kombin tënd vetëm me dy milionë banorë është antishqiptare’, ndërsa zbulon edhe arsyen.
“Në një drekë në shtëpinë e tij në Qerret, pas disa përplasjeve të mijat me shtetin shqiptar për kontestimet që i bëja censusit, ndër të tjera, në një ndër konsultat që më bëri më tha “përveç problemeve të bazës etniko-fetare që ka formulari për censusin në Shqipëri, mbart edhe një problem të madh. Nuk ka gjë më antishqiptare se të deklarosh shtetin tënd me një popullsi 2 milionë banorë.
Kjo statistikë do të bëjë që të na ç’vlerësojë qoftë në gjeopolitikë, por edhe në tregun financiar sepse asnjë investim i madh ndërkombëtar nuk do e marrë seriozisht Shqipërinë’”, citon Spahiu, të ketë thënë Kadare.
#Spahiu #Kadareja #më #tha #deklarosh #kombin #tënd #vetëm #milionë #banorë #është #antishqiptare
Java News