Sport
Morata tregon arsyen: Ja përse do t’i bashkohem Milanit

Mbetet vetëm çështje kohe, Morata do të firmosë për Milanin.
Sulmuesi, i shpallur kampion Europe me Spanjën pak ditë më parë, tregoi për mediat motivin se përse zgjodhi të kalojë nga Atletico Madrid te kuqezinjtë.
“Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi i Ibrahimovic, trajnerit dhe skuadrës. Mezi po pres të nis aventurën me Milanin. Do të stërvitem që nesër, por më parë më duhet të kaloj pak kohë me familjen. E di që vitet më të bukura të karrierës i kam përpara. Po pres me padurim t’i bashkohem Milanin, një klub madhështor”- tha ai.
#Morata #tregon #arsyen #përse #bashkohem #Milanit
Java News