Aktualitet

Pallati përfshihet nga flakët gjatë natës, vdesin 7 të persona, mes tyre 3 fëmijë

Mbrëmjen e djeshme një pallat në Nice të Francës ka marrë zjarr.

Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e zjarrit ndërkohë që po punojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Raportohet se deri tani janë gjetur të vdekur 7 persona ku 3 prej tyre janë fëmijë.

Pavarësisht mobilizimit të madh të zjarrfikësve, për fat të keq humbën jetën shtatë persona, sqaruan autoritetet. Ndërkohë një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë si dhe dy të tjerë, gjendja e të cilëve nuk sjell shqetësim.

Me të arritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit u përballën me një zjarr të madh, në një apartament të katit të shtatë dhe shpëtuan gjithsej 36 banorë.Sipas prokurorit të Nices, Damien Martinelli, gjashtë nga shtatë viktimat humbën jetën në banesën e cila mori flakë, ndërsa e shtata u hodh nga dritarja për ti shpëtuar flakëve.

Martinelli u shpreh se pista e një ngjarje kriminale me dashje nuk përjashtohet, teksa është hapur hetimi për zjarrvënie të qëllimshme.



#Pallati #përfshihet #nga #flakët #gjatë #natës #vdesin #të #persona #mes #tyre #fëmijë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button