UEFA e zgjedh ndeshjen Kroaci-Shqipëri si një ndër 10 ndeshjet më të mira të Euro 2024

UEFA ka përzgjedhur të mërkurën 10 ndeshjet me interesante, sipas saj, në Euro 2024. Ndër këto ndeshje është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2 me 2.
Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakle, përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.
Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B, Kroaci-Shqipëri, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol. Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.
Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).
Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar (Kliko këtu).
#UEFA #zgjedh #ndeshjen #KroaciShqipëri #një #ndër #ndeshjet #më #të #mira #të #Euro
Java News