Tech

Të sprucuara drejt e në këmbë, këto janë atletet që bëhen gati për 6 minuta

Hellen Obiri, atletja nga Kenia që ka fituar dy herë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike do të shkruajë historinë në Paris falë atleteve të saj.

Obiri do të vrapojë me atletet e reja nga kompania On, por nuk janë aspak të zakonshme. Cloudboom Strike LS funksionon përmes sprucimit në këmbë.

“LS” do të thotë LightSpray, emri i patentuar i teknologjisë së përdorur për të krijuar atletet. Modeli i një këmbe vendoset në një krah robotik dhe e gjithë pjesa e sipërme e atletet sprucohet nga një filament i vetëm, në vetëm 3 minuta.

Tani këto këpucë do të debutojnë në Lojërat Olimpike në Paris, ndonëse Obiri tregon se në fillim hezitoi.

“Herën e parë që i pashë thashë ‘jo, s’mund të vrapoj me këto’”, tregon ajo duke shtuar se edhe kolegët e saj ishin të të njëjtin mendim. Më pas ajo vendosi t’i provonte gjatë stërvitjes dhe më vonë në Maratonën e Bostonit në muajin prill ku edhe fitoi. Më pas, nuk i kthente më.

“Kur u beson atleteve, ke atë mendimin ‘do të vrapoj shpejt’”, u shpreh atletja.

Kjo teknologji nuk redukton vetëm kohën e prodhimit por edhe ul me 75% çlirimin e karbonit që ndodh gjatë krijimit të pjesës së sipërme të këpucës.

#Të #sprucuara #drejt #në #këmbë #këto #janë #atletet #që #bëhen #gati #për #minuta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button