Aktualitet

Euro 2024 | Spanjë-Angli 0-0, pjesa e parë mbyllet pa gola

15’- Reagon Anglia. Walker provon me një top në zonë nga e djathta, Laporte në momentin e fundit largon dhe e dërgon topin në goditje këndi.

13’- Tjetër rrezik i Spanjës. Rodri dërgon një top në zonë me kokë, provon Le Normand me roveshatë, por topi shkon jashtë.

12’- Shkëndijat e para. Williams shpërthen në të majtë dhe futet bukur në zonë, Stones me një ndërhyje vendimtare i mohon golin spanjollëve. Mundësia e parë e rrezikshme në këtë finale.

11’- Krosim i bukur i Luke Shaw nga e majta, Guehi shkakton faull në zonë dhe humb një aksion të mirë të anglezëve.

8’- Kombinime të bukura të spanjollëve nga krahu i majtë mes Williams dhe Dani Olmo, bllokon në momentin e fundit Walker dhe Rice largon rrezikun.

5’- Siç edhe pritej, Spanja qarkullon topin dhe hidhet në sulm. Një krosim i Williams nga e majta, devijohet nga Stones dhe shkon në goditjen e parë nga këndi.

0′- Pritjes i vjen fundi! Starton finalja e Europianit. Spanja dhe Anglia duan trofeun.

#Euro #SpanjëAngli #pjesa #parë #mbyllet #gola
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button