Sport
Zyrtare/ Skënderbeu godet në merkato, merr lojtarët e Salcburgut dhe të CKSA-së së Sofies –

Skënderbeu ka prezantuar dy goditjet e para në merkato. Klubi korçar ka zytarizuar kolumbianin Luço Vaskez dhe ganezin Bismark Çarls. Ky i undit luan në rolin e sulmuesit dhe më herët ka qenë pjesë e CKSA-së së Sofies në Bullgari.
Ndërkohë, Vaskezi është vetëm 21 vjeç dhe kartoni i tij zotërohet nga Salcburgu. Megjithatë, dy sezonet e fundit ka luajtur i huazuar në ligën e dytë austriake në radhët e Kapfenbergut. Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi korçar në faqen e vetë zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Zyrtare #Skënderbeu #godet #në #merkato #merr #lojtarët #Salcburgut #dhe #të #CKSAsë #së #Sofies
SportExpress