Aktualitet
Mbytet në det shqiptari në Greqi, ende nuk dihet shkaku

Në orët e pasdites të së premtes, Autoriteti Portual i Volos në Greqi u njoftua se një shtetas shqiptar 79-vjeçar është nxjerrë pa ndjenja nga plazhi i Sutralit në Agria Volos.
Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Volos, ku është konstatuar vdekja e tij.
Nga Autoriteti Qendror Portual Volos, i cili po kryen hetimet paraprake, është urdhëruar kryerja e autopsisë pranë Shërbimit Mjekësor Ligjor të Lamias.
#Mbytet #në #det #shqiptari #në #Greqi #ende #nuk #dihet #shkaku
Java News