Aktualitet
Burri e rrah gruan në prezencë të punëtorëve të QPS-së në Podujevë

Një burrë është arrestuar në Podujevë, i cili dyshohet se e rrahu gruan e tij në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se në prezencë të punëtorëve të QPS-së, ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Burri #rrah #gruan #në #prezencë #të #punëtorëve #të #QPSsë #në #Podujevë
gazetablic.com