Tritol në katin e 4-t të pallatit në Elbasan, plagoset 26-vjeçari, policia jep detajet e para

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm në korridorin e 4-ërt të një pallati në Elbasan. Siç thotë Policia, tritoli është vënë në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza.
Për pasojë, i dëmtuar ka mbetur 26 vjeçari me inicialet E.TH, i cili banon në hyrjen përballë.
“26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, shton Policia për rastin.
/a.r
#Tritol #në #katin #të #pallatit #në #Elbasan #plagoset #26vjeçari #policia #jep #detajet #para
Java News