Sport
Sevilla hidhet në garë për të transferuar Myrto Uzunin, nuk i ndahet sulmuesit të Shqipërisë –

Një dëshirë e hershme te Sevilla është ajo e nënshkrimit me Myrto Uzunin. Ekipi i La Liga-s e ka kërkuar edhe më herët sulmuesin shqiptar, por tani është momenti i së vërtetës pas hapjes së merkatos së verës.
Mediat spanjolle raportojnë se Sevilla ka hyrë në tratativa për ta transferuar Uzunin. Drejtuesit e klubit e pëlqejnë së tepërmi pasi 29-vjeçari mund të luajë në të dy krahët dhe si qendërsulmues. Për këtë arsye shihet si një zgjidhje e madhe, por mbetet të shihet nëse do të jenë të kënaqur te Granada me çmimin e ofruar. /Sport Ekspres/
#Sevilla #hidhet #në #garë #për #të #transferuar #Myrto #Uzunin #nuk #ndahet #sulmuesit #të #Shqipërisë
SportExpress