Sport
Zyrtarët e Beshiktashit telefonojnë Silvinjon për Mario Mitajn, pastaj shkojnë direkt te Lokomotiva e Moskës –

Beshiktashi e ka kthyer transferimin e Mario Mitajt në një prej objektivave kryesore të kësaj merkato vere. Mediat turke raportojnë se zyrtarët e Beshiktashit kanë telefonuar Silvinjon për ta pyetur rreth cilësive të këtij lojtari.
Menjëherë pas kësaj telefonate, një raportim pozitiv ka mbërritur për Mitajn, me gjigandët e Turqisë që kanë kontaktuar menjëherë Lokomotivën e Moskës. Sipas të gjitha gjasave, kjo marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim. /Sport Ekspres/
#Zyrtarët #Beshiktashit #telefonojnë #Silvinjon #për #Mario #Mitajn #pastaj #shkojnë #direkt #Lokomotiva #Moskës
SportExpress