Kultivuan kanabis në malësinë e Krujës, arrestohen 12 persona, 4 të tjerë në kërkim
12 persona kanë rënë në prangat e Policisë, ndërsa 4 janë në kërkim pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës në vitet 2021 dhe 2022.
“Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masat e sigurimit “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë.
Operacioni i Policisë është finalizuar nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, u kodua “Old plants”.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Old plants”.
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal nr. 308/2022, i regjistruar si fillim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe më pas transferuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë.
Nga masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë arrestuar 12 persona dhe 4 të tjerë po ndiqen me masa kërkimi.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, në vijim të punës për goditjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të implikuar në këto veprimtari, në kuadër të procedimit penal nr.308/2022, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit:
– E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.
/a.r
#Kultivuan #kanabis #në #malësinë #Krujës #arrestohen #persona #të #tjerë #në #kërkim
Java News