Aktualitet

Plagoset një person në Pejë, gjendet i shtrirë në oborrin e tij pa vetëdije

Një person është gjetur pa vetëdije dhe i gjakosur në kokë në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë.

Sipas raportit të policisë, për shkak të gjendjes së tij serioze viktima është dërguar në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë në arrati, por janë të indetifikuar nga policia si dhe është duke vazhduar kërkimi i tyre.

“Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.



#Plagoset #një #person #në #Pejë #gjendet #shtrirë #në #oborrin #tij #vetëdije
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button