Orakulli i Europianit, orangutangu Walter parashikon fituesin

Ndërsa Spanja dhe Anglia përgatiten për finalen e Euro 2024, orangutangu Walter ka parashikuar Spanjën si kampionen e re të Europës.
Në kopshtin zoologjik të Dortmundit, orakulli midis dy çantave identike të varura në një litar, Walter kapi fillimisht atë me flamurin spanjoll dhe vetëm pasi e kishte hequr nga litari, ai zgjati dorën te çanta me flamurin anglez.
“Ai po vinte qartazi bast për Spanjën. Megjithatë, sapo i solli të dyja çantat në shtëpinë e tij prej bambuje, ai hëngri të gjitha ëmbëlsirat nga çanta e Anglisë së pari. Kjo lë pak hapësirë për interpretim.
Marcel Stawinoga- punonjës i kopshtit zoologjik në Dortmund.
Rekordi i Walter gjatë turneut ka qenë mjaft i mirë, me pothuajse të gjitha parashikimet e tij që kanë rezultuar të sakta në fushë. Ai gaboi vetëm në bastin e tij të fundit ku në gjysmëfinale përcaktoi Holandën fituese ndaj Anglisë, por dhe këtë herë punonjësi i kopshtit zoologjik tha se veprimi i tij me shumë gjasa është keqinterpretuar.
/a.r
#Orakulli #Europianit #orangutangu #Walter #parashikon #fituesin
Java News