Vrau në Rrëshen 8 vite më parë ish-drejtorin e OST, dënohet me burgim të përjetshëm 42-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e dyshuar të vrasjes D.K., i cili ishte nën akuzë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016-të në Rrëshen.
42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Keqi ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me krimin, duke refuzuar që të bëhet dhe bashkëpunëtor i drejtësisë në këmbim të lehtësimit të pozitave penale. Gjithsesi, mësohet se hetimet nuk kanë zbuluar financuesin e këtij atentati.
42-vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2022, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa patente dhe në gjendje të dehur. Nga shenjat e gishtërinjve u zbulua se ai ka marrë pjesë në vrasjen e Saimir Jakut, në bashkëpunim edhe me persona të tjera të cilat nuk janë arritur ende të identifikohen.
/a.r
#Vrau #në #Rrëshen #vite #më #parë #ishdrejtorin #OST #dënohet #burgim #të #përjetshëm #42vjeçari
Java News