Aktualitet

Shkëlzeni flet nga protesta: S’kam besim te drejtësia që mban të burgosur babin tim!

Djali kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha, është shprehur për mikrofonin e A2 CNN se ishte i pranishëm sot në protestë si demokrat.

I pyetur nëse njëlloj si motra e tij Argita ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.

Shkëlez Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika.

“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë.”

/a.r

#Shkëlzeni #flet #nga #protesta #Skam #besim #drejtësia #që #mban #të #burgosur #babin #tim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button