E FUNDIT/ Goli i Muratajt nuk i mjaftoi, Partizani barazon me ekipin maltez –

Partizani-Marsaxlokk ka përfunduar me rezultatin 1-1. Të kuqtë e nisën mjaft mirë sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të. Murataj kapi në befasi mbrojtjen malteze dhe arriti të kalonte në epërsi kryeqytetasit.
Por goli i tij i hershëm nuk majftoi për të marrë fitoren këtë mbrëmje. Marsaxlokk-u barazoi rezultatin në minutën e 15. Messias-i shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca, duke i prishur festën Partizanit. Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe kualifikimi për në turin e dytë të Conference League-s do të vendoset në Maltë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Partizani ka shënuar gol pa nisur ende mirë ndeshja. Murataj sulmoi thellësinë dhe kapi në befasi mbrojtjen e klubit maltez në minutën e 3-të të takimit. I vetëm ballë për ballë me portierin kundërshtar, kapiteni i të kuqve nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
#FUNDIT #Goli #Muratajt #nuk #mjaftoi #Partizani #barazon #ekipin #maltez
SportExpress