Aktualitet

Dega e PD në Himarë del kundër kandidatit të Berishës dhe Dules: E padrejtë të shpërfillet mundi jonë!

Plas në radhët e PD për zgjedhjet në Himarë. Berisha dhe Vangjel Dule caktuan si kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit Petro Gjikurinë, por dega e PD në Himarë ka dalë kundër.

Kryetarja e kësaj dege Afrovita Dhimojani ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj. Ajo shprehet se dega e PD në Himarë nuk është pyetur fare për kandidaturën e Petro Gjikurisë.

“Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj. Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj”, shkruan ajo

Postimi i Afrovita Dhimojani:

Të dashur Himariot dhe Himariote!

Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.

Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike.

Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.

Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himarjote, që u mohua më Datën 14 Maj!

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.

Himara meriton vërtetësi!

Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.

#Dega #në #Himarë #del #kundër #kandidatit #të #Berishës #dhe #Dules #padrejtë #të #shpërfillet #mundi #jonë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button