Shtyhet seanca për Dritan Dajtin! I dënuari përjetë për vrasjen e 4 policëve nuk pranon “kushtet teknike”

U mbajt sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së Dritan Dajtit, të dënuarit përjetë për vrasjen e katër efektivëve të policisë, i cili tani më kërkon të fitojë lirinë me pretendimin se i ka bërë 25 vite burg.
Dajti kërkoi që të ishte prezent në sallën e Gjykatës së Elbasanit, por për arsye sigurie kjo nuk u pranua, duke iu thënë se do të jetë prezent në sallë me video-konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.
Gjatë seancës, për arsye teknike, IT nuk ka mundur që të bëjë lidhjen me video-konferencë, por vetëm përmes audios.
Këtë Dajti nuk e ka pranuar, duke thënë se kërkon që ose të jetë prezent fizikisht, ose të ketë mundësi për video-konference për të parë palën e tij mbrojtëse.
Në këto kushte seanca u shty për ditën e hënën në orën 13:30.
/a.r
#Shtyhet #seanca #për #Dritan #Dajtin #dënuari #përjetë #për #vrasjen #policëve #nuk #pranon #kushtet #teknike
Java News