Vrasje në tentativë në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar për lëndime pasi që dyshohet se dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të mërkurën në ora 23:54.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe viktima femër të cilës po ashtu i është ofruar tretman mjekësor.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.
#Vrasje #në #tentativë #në #Mitrovicë
gazetablic.com