“Organet e drejtësisë të dërgojnë ekspertë tek ‘Antikorrupsioni'”, Xhafaj: Të kontribuojnë në këtë fushë…

Komisioni i posaçëm parlamentar për “mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin”, miratoi projekt propozimin përmes të cilin ftohen organet e reja të drejtësisë mes tyre edhe SPAK të japin kontributin e tyre në këtë komisionin përmes dërgimit të ekspertëve.
“Komisioni vendosi t’u drejtohet me ftesë për bashkëpunim institucioneve dhe organeve të drejtësisë që ushtrojnë funksione në fushën e drejtësisë, të propozojnë përfaqësuesit e tyre për të kontribuar në veprimtaritë e kësaj fushë. Këtu është fjala për KLP, KLGJ, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme, Inspektoriati i Lartë në Dretësi, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Shkollën e Magjistraturës”, tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj.
Anëtari i këtij komisioni Erion Braçe, solli në vëmendje një dinamikë të re brenda opozitës e cila vijon mos të ulet në tryezën e kësaj iniciative për të cilën socialistët thonë se do ti shërbejnë integrimit të vendit në BE.
Braçe: Jo gjithë deputetët e opozitës janë të përfaqësues në grupe parlamentare, duhet të gjejmë një mundësi që të jenë pjesë, por edhe të informohen
Xhafaj: Do të japim mundësinë që deputetët që kanë propozime, të shprehen në një tryezë të hapur, ose drejtpërdrejtë. Disa nga kolegët deputetë të paraqiten dhe janë të mirëpritur.
/a.r
#Organet #drejtësisë #të #dërgojnë #ekspertë #tek #Antikorrupsioni #Xhafaj #Të #kontribuojnë #në #këtë #fushë..
Java News