Spanjë – Francë/ Pjesë e parë e mbushur me spektakël, Yamal dhe Olmo përmbysin “gjelat”

Është mbyllur me rezultatin 2-1 pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit Europian, ajo mes Spanjës dhe Francës.
Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh në minutën e nëntë të ndeshjes me anë të Kolo Muani.
Pas një krosi perfekt të Kylian Mbape, Kolo Muani kërceu mbi mbrojtësit spanjollë dhe realizoi me kokë.
Por në minutëne 16-të do të vinte magjia e 16-vjeçarit Lamine Yamal, i cili me një të majtë perfekte barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë gol Yamal vendosi dhe një rekord të ri, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon në një kampionat Europian.
Ndërkohë që në minutën e 25-të të ndeshjes, Dani Olmo shkarkoi fort të djathtën dhe një devijim i Kuande dërgon topin në rrjetë dhe gjithçka përmbyset.
Duhet theksuar se pejsa e parë ishte e një niveli shumë të alrtë futbollistik, mbase ndeshja më e mirë që kemi parë deri tani.
#Spanjë #Francë #Pjesë #parë #mbushur #spektakël #Yamal #dhe #Olmo #përmbysin #gjelat
Java News