Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do të ekstradohet në Hagë

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.
Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.
Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e shpall i paligjshëm.
#Dritan #Goxhaj #fiton #betejën #edhe #në #Gjykatën #Lartë #ishluftëtari #UÇK #nuk #të #ekstradohet #në #Hagë
Java News