Aktualitet

Ambasadori i OSBE-së, Tarran: Administrimi i votimeve ka treguar përmirësim nga zgjedhjet në zgjedhje

Ambasadori i OSBE-se Michel Tarran, është shprehur se OSBE në Shqipëri vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë procesin demokratik dhe integritetin në Shqipëri. Gjithashtu Tarran ka theksuar se administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri, ka treguar përmirësim të vazhdueshëm nga zgjedhjet në zgjedhje.

“Diskutimi përqendrohet në përmirësimin e administrimit të zgjedhjeve. E mbështesim nismën e KQZ-së dhe jemi dakord që ky është momenti i duhur për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë procesin demokratik dhe integritetin në Shqipëri. Miradministrimi i procesit zgjedhor përbën një element themelor demokratik të vendit. Administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri, ka treguar përmirësim të vazhdueshëm nga zgjedhjet në zgjedhje. Ky përmirësim është vlerësuar nga pjesa më e madhe si partitë politike, shoqëria civile dhe nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtar, sidoqoftë ka ende fusha ku kërkohet përmirësim i mëtejshëm”, tha Ambasadori i OSBE-se Michel Tarran.

Ambasadori i OSBE-se tha se objektivi parësor i këtij takimi është të evidentojmë dhe të diskutojmë çështjet që ndikojnë tek administrimi i efektshëm i procesit zgjedhor të vitit 2025.

“Objektivi parësor i këtij takimi është të evidentojmë dhe të diskutojmë çështjet që ndikojnë tek administrimi i efektshëm i procesit zgjedhor të vitit 2025.  Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme ti trajtojmë këto çështje në përputhje me rekomandime e ODIR-it. KQZ ka treguar vullnet për të përmirësuar më tej funksionimin institucionit dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri është gatshme ta ndihmojë sipas nevojës”, u shpreh Michel Tarran.

/a.r

#Ambasadori #OSBEsë #Tarran #Administrimi #votimeve #treguar #përmirësim #nga #zgjedhjet #në #zgjedhje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button